NJU-JORK, 28 shkurt 2013– Episodi i një seriali të njohur mbi historinë e marrëdhënieve midis këngëtares së famshme nga Barbadosi Rihana (Rihanna) dhe reperit Kris Braun (Chris Brown) ka shkaktuar skandal, shkruajnë mediet amerikane.
Kështu, në episodin e ri të serialit “Ligj dhe rend: Njësia speciale e viktimave – Law & Order: SVU (Special Victims Unit)”, në bazë të subjektit qëndron historia e dy artistëve. Këngëtari Kaleb Bryant (Caleb Bryant) rreh mikeshën e tij këngëtaren Misha. Megjithatë, pavarësisht nga vuajtjet nëpër të cilat kalon heroina e serialit, ajo fal të dashurin, dhe ata vazhdojnë marrëdhëniet.
Megjithatë, në serial marrëdhëniet mes yjeve përfundojnë në mënyrë shumë të trishtuar. Këngëtari përsëri fillon të rrahë të dashurën dhe madje edhe në zemërim e sipër pa dashje vret menaxherin e saj. Misha bëhet viktimë e dashurisë së tij.
Në përshkrimin zyrtar të episodit (titulluar “Funny Valentine”) thuhet “një këngëtare premtuese është sulmuar brutalisht nga i dashuri i saj, një yll popullor hip-hopi… por viktima refuzon të ndihmojë prokurorinë dhe … vazhdon të vërë veten në rrezik”.
Përkundër faktit se autorët e skenarit të episodit thonë se gjithë historia është trillim (fiction) dhe se përkimet janë të rastit, paralelja me personazhet reale mund të shihet shumë qartë.
Është për t’u përmendur se në vitin 2009, këngëtarja 21-vjeçare Rihana u rrah nga i dashuri, këngëtari Kris Braun.
Në seancën gjyqësore, Kris Brauni mohoi fajësinë, por gjykata e dënoi këngëtarin me shërbim të detyruar në komunitet dhe me pesë vjet heqje lirie me kusht. Por para pak kohësh çifti u bashkua sërish.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/