Këngëtari Chris Brown nuk i ndahet telasheve.

Ai ka postuar disa video ku vërehet në prehrin e vajzës së tij një kafshë ekzotike.

Bëhet fjalë për një majmun shumë të vogël, të cilin Brown e ka blerë si dhuratë për vajzën, por problemi është se për të pasur në posedim këtë kafshë duhet të ketë leje nga autoritetet.

Shtëpia e Brown është kontrolluar, ku është gjetur majmuni dhe është marrë nga autoritetet, ndërsa kanë treguar se është në gjendje të mirë dhe po trajtohet si duhet.

Por akuza është e rëndë pasi mund të përballet me 6 muaj burg.