Mbrëmjen e djeshme ishte parashikuar një koncerti i këngëtarit të njohur në West Palm Beach në orën 19:00 por Chris Brown përfundoi në pranga, raporton CNN. Mbetet ende e paqartë momenti i arrestimt të tij, nuk dihet nëse ka ndodhur para pas pas performanës së tij në skenë.

"Këngëtari u arrestua për shkak të një urdhri të pazgjidhur jashtë qarkut që prej vitit të kaluar"– tha zyra e sherifit të Palm Beach County. Ai nuk pranoi të jepte detaje shtesë për atë se çfarë urdhri ishte. Brown ka arritur të shpëtojë pa përfunduar në qeli dhe pagoi një shumë të majme parash, duke bërë që policia ta lërë atë të lirë.

Por kjo nuk hera e parë që këngëtari përfundon në pranga. Brown është akuzuar disa herë për dhunë në të kaluarën, përfshirë rastin më të bujshëm ndaj këngëtares Rihanna në vitin 2009.