Me datë 8 korrik këngëtari i famshëm amerikan, Chris Brown do të zhvillojë një koncert në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur vetë rreperi në rrjetin e tij social Instagram, ku ka publikuar datat e koncerteve që do të zhvillojë këtë verë.
Brown do të jetë më 8 korrik në Durrës, por deri më tani nuk është bërë ndonjë njoftim për vendin ku do të performojë këngëtari.
Chris Brown është një këngëtar i dashur për publikun. Së fundmi ai ka bashkëpunuar dhe me Rita Orën, duke sjellë hitin e suksesshëm “Body On Me”.





