Reperi i njohur, Chris Brown do t’i duhet të përballet sërish me gjykatën. Brown i është ndalur hyrja në Britaninë e Madhe për shkak të dosjes penale që ka.

Në 2009 ai u dënua për dhunë ndaj këngëtares Rihanna. Tre vjet pas atij episodi iu dha leja për një koncert dhe në 2016-tën, autoritetet britanike e ndaluan të shkelte atje.

Reperi ka fluturuar për të parë djalin 10 muajsh, të cilin e ka me ish- të dashurën Ammika Harris. Përveç kësaj, Brown është parë tek festonte në prani të këngëtares Adele, me të cilën ka një miqësi shumë të fortë.

Sipas revistës “Sun”, reperi është shfaqur në festë në mes të natës dhe ka qëndruar deri në 2 të mëngjesit. Ai dhe Adele janë miq që prej 2013, vit në të cilin kanë qenë të dy të nominuar për çmimin Grammy.

Gjatë festës u panë dhe shumë figura të tjera të njohura si reperi Skepta, edhe ky mjaft mik me Brown. Skepta përflitet për një lidhje me Adele, pasi janë parë së bashku para disa javësh në Londër.