LOS ANXHELES – Mesa duket Grammy Awards, çmimet Oscar të musikës ia “heqin trurin” rreperit Chris Brown, i cili natën e kaluar ka shkatërruar makinën e tij Porsche. Ngjarja ndodh pikërisht 4 vjet, pasi Brown përfundoi në faqet e para të tabloideve të mbarë botës, për rrahjen e të dashurës së tij të atëhershme dhe të tanishme, Rihanna.
Sipas faqes online të Los Angeles Times, rreperi, që është në garë për një çmim Grammy me albumin e tij të fundit “Fortune”, pretendon se e ka humbur kontrollin mbi makinën, ndërsa po përpiqej të shmangte paparacët, që po e ndiqnin në rrugët e Beverly Hills.