Aktori i famshëm australian, Chris Hemsworth ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në vendin e tij të lindjes, Australi.

Përmes një postimi në Instagram, Hemsworth tregon se po dhuron një milion dollarë për shërbimet rurale të zjarrfikësve, ndërsa iu kërkon fansave të tij të bëjnë atë që munden për të ndihmuar.

“Përshëndetje të gjithëve. Sikurse ju, edhe unë dua të mbështes luftën kundër zjarreve këtu në Australi. Familja ime dhe unë po kontribuojmë një milion dollarë. Shpresojmë që edhe ju të ndihmoni. Çdo qindarkë llogaritet, kështu që çdo gjë që mund të mblidhni vlerësohet shumë. Në biografinë time unë kam shtuar një lidhje për të mbështetur zjarrfikësit, organizatat dhe bamirësit gjatë kësaj kohe shkatërrimtare dhe sfiduese. Përtej mirënjohjes për të gjithë në mbarë botën për dëshirat dhe dhurimet e tyre. Me të vërtetë ka një ndryshim,”-shkruan aktori 36-vjeçar.