2 dhjetor 2014 –  Konkurenca mes dy aktorëve të njohur, Christian Bale dhe George Clooney është e dukshme. Eshtë Christian ai që e sulmon sa herë që gjen mundësinë aktorin e suksesshëm Clooney.

Në një intervistë për “Wall Street Journal”, Bale i “vuri gishtin” Georges duke e kritikuar këtë të fundit për mënyrën, se si flet për suksesin dhe paparacët.

“Për mua të gjithë duhet të merren me jetën e tyre dhe të heshtin. Mbi të gjitha, të ndalojnë së ankuari. Unë gjithmonë preferoj të mos ankohem” – është shprehur me ironi aktori. Aktori është i njohur për temperamentin e tij të vëshitrë, duke e futur shpesh në telashe. Në vitin 2009, doli në dritë një regjistrim audio, në të cilin aktori ofendonte stafin e filmit “Terminator 4”, duke shkaktuar një skandal të vërtetë. Mbetet për t'u parë nëse George Clooney do të reagojë ndaj këtyre deklaratave, apo do t’i injorojë sikur nuk kanë ekzistuar.