5korrik 2015 – Sali e Liri Berisha festojnë sot 44-vjetorin e martesës së tyre. Kjo datë shënon dhe ditëlindjen e 67-të të gruas së ish-kryeministrit e kreut të PD-së. Vetë Berisha i ka bërë të njohura dy festat në familjen e tij, duke e quajtur bashkëshorten “mbretëreshën e familjes”. Ai e uron publikisht Lirinë, në faqen e tij në facebook, ku thekson se i shpreh mirënjohje të pakufishme për gjithçka që ka bërë për ta.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”