Pas përfundimit të ndeshjes Rumani-Shqipëri, tifozët kuq e zi janë lumturuar pa masë e kanë festuar në të gjitha qytetet. 

Ky moment kaq i rëndësishëm, që i jep Shqipërisë shanse për t’u kualifikuar, nuk mund të mungonte as në një dasmë.

Teksa zhvillonin ceremoninë e ditës më të rëndësishme të jetës, një çift ka lënë mënjanë tradicionalen dhe klasiken e dasmës duke kënduar bashkë me dasmorët këngën "Kuq e Zi" të Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, për të festuar 3- pikëshin e marrë në mënyrë të merituar.