SHBA, 14 qershor 2014 – Një çift i vuri zjarrin shtëpisë së ndërtuar më 2007, që kërcënonte të shembej. Ky vendim u mor pas konsultimit me ekspertët.
Shtëpia luksoze u dogj në liqenin Whitney në Teksas, ndërsa ishte ngritur në shkëmbin 20 metra të lartë. Pronarët, Denise dhe Robert Webb, në shtëpinë me 400 metra katrorë, të vlefshme 700 mijë dollarë, u shpërngulën dy javë më parë.
"Kurrë nuk kam menduar se diçka aq e madhe shpërbëhet në çast para syve tuaj”, ka thënë Denise. “Kjo shtëpi ishte e veçantë”, raporton Daily Mail.
"Pashë se si jeta ime u përmbys”, tha Robert, duke shtuar se shtëpinë donte t’ua linte nipave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






