7nëntor 2015 – Për 45 vjet kanë pasur lidhje mes tyre. Sot në moshë të thyer, dy burra nga Pensilvania e kanë shfaqur publikisht marrëdhënien homoseksuale.
Kjo për faktin se në shtetin e tyre është zyrtarizuar legalizimi i martesave gej. Por, Nino Esposito, 78 vjeç dhe Drew Bosee, 68 vjeç, nuk mund të kurorëzohen. Ata rezultojnë në anën ligjore babë e bir.
Tre vite më parë, Esposito adoptoi partnerin e tij, Drew Bosee, me qëllim të qëndronin bashkë. Ata thonë se nuk e kishin menduar se një ditë do të legalizohej martesa mes homoseksualëve. Kur kanë kërkuar martesën atyre u është refuzuar, pasi rezultojnë të jenë at e bir. Mediat e huaja raportojnë këtë lajm, duke thënë se është refuzuar edhe peticioni për lejimin e martesës së tyre ligjore, pasi realisht lidhja ka nisur që në vitin 1970.
/portali DurrësLajm/