Zendaya dhe Tom Holland janë fotografuar të enjten duke u puthur në makinën e aktorit, duke konfirmuar kështu zërat se janë në një lidhje.

Ata u panë në Los Anxhelos, ku thuhet se jeton nëna e Zendaya-s, Claire Stoermer. Stoermer ishte fotografuar duke dalë nga një rezidencë me dyshen e famshme të njëjtën ditë, kështu që ndoshta gjërat po bëhen serioze nëse Holland tashmë është prezantuar me familjen e Zendaya-s, shkruan “Page Six”.

Thashethemet se çifti, i emëruar nga fansat si “Tomdaya”, janë bashkë qarkullojnë për vite me radhë.

Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017, në të cilin Holland luante Peter Parker dhe Zendaya portretizonte shoqen e tij të klasës Michelle, burimet thanë se ata kishin filluar të frekuentoheshin me njëri-tjetrin.