Trupat e pajetë të një çifti të moshuar, një burrë 78 vjeç dhe bashkëshortja e tij 77 vjeçe, janë gjetur në banesën e tyre në Ronago, një fshat me rreth 1.600 banorë në territorin e komunës Uggiano, në provincën e Comos në Itali.

Sipas informacioneve të para, autoritetet po hetojnë një rast të dyshuar tragjedie familjare, por hetimet janë ende në zhvillim dhe asnjë pistë nuk përjashtohet.

Shkaqet e vdekjes së çiftit nuk janë ende të qarta. Një nga hipotezat është se gruaja mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe shëndetësore, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka arritur ta përballojë situatën. Gruaja vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore, pasi prej disa kohësh ishte e sëmurë. Në banesë është gjetur i ngordhur edhe qeni i çiftit.

Alarmi është dhënë nga djali i burrit, ndërsa autoritetet konfirmojnë se gruaja, me origjinë të huaj, ishte bashkëshortja e dytë e tij, pasi burri kishte mbetur i ve nga martesa e parë.

Pas një kontrolli të parë mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e gruas. Për këtë arsye, do të pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së saj.