Tiranë, 14 qershor 2014  – Pas përfundimit të reality show-t “Big Brother”, kanë nisur edhe thashethemet e para për banorët, lidhur me jetën jashtë e prej njerëzish të famshëm. Në qendër të diskutimeve këto ditë ka qenë pikërisht çifti i këtij edicioni, Arditi dhe Juliana, të cilët janë përfolur se janë ndarë nga njëri-tjetri. Të kontaktuar nga “Bluetooth”, dy konkurrentët e “Big Brother” e kanë mohuar kategorikisht ndarjen. 

“Po kalojmë shumë mirë pas daljes nga ‘Big Brother’. Jemi të lumtur me njëri-tjetrin. Juliana jeton me familjen, kurse unë me një shok, por takohemi çdo ditë. Ata që thonë se jemi ndarë, janë xhelozë për dashurinë dhe famën tonë. Këto thashetheme me siguri i nxjerrin ishbanorët, por janë vetëm shpifje. Ne po planifikojmë të bëjmë pushime në një ishull grek dhe njëkohësisht po përpiqemi që të stabilizohemi me punë”, – ka thënë Arditi për “Bluetooth”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/