"Big Brother UK" ka qenë një spektakël me plot skena të nxehta gjatë këtij viti. Para pak javësh, një nga çiftet në "BB" shfaqën nudo para kamerave pasi kishin bërë seks në dhomën e gjumit. Por, një tjetër skandal ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother. Shikuesit kanë parë se si një çift bën seks në sy të banorëve dhe totalisht të ekspozuar.
Pamje këto që kanë qenë të papërshtatshme si për banorët që po shihnin seks live, ashtu edhe për shikuesit nga ekrani. Banorët janë shprehur se kanë mbetur të shokuar nga veprimi i Emma-Jane Woodham dhe Terry Walshtyre, teksa kanë folur për ngjarjen në dhomën e rrëfimit.





