Lady Gaga po shijon sukses të madh në muzikë, por e kundërta po ndodh në jetën e saj private. Ajo ka kaluar shpesh në situata jo të favorshme, ku shpesh është ndarë nga njerëzit që kishte përkrah.

Vetëm pak muaj pasi shpallën fejesën e tyre Lady Gaga dhe Christian Carino janë ndarë. Burimet thonë se këngëtarja u nda nga i fejuari javën e kaluar dhe Christian po përpiqet dëshpërimisht për t’u kthyer me të.

Fansat spekuluan se çifti është ndarë, pasi Carino nuk shoqëroi këngëtaren në eventin e Grammy 2019. Në fakt Gaga nuk e mbante në gisht unazën e fejesës me vlerë 400 mijë dollarë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Por burime të tjera thonë se çifti është bashkë, duke thënë se Lady nuk e vendosi unazën për shkak të performancës që do realizonte. Çifti u pa për herë të fundit së bashku në eventin e SAG Awards 2019.