Një çift i ri homoseksualësh do të krijojë familje e për këtë arsye bëjnë apel për mbledhjen e fondjeve që të paguajnë fekondimin in vitro.

Ryan Curran, 27 vjeç, dhe Jerome Pacquing, 25 vjeç, të dy nga Tauranga, Zelanda e Re kanë gjetur një dhuruese vezësh dhe një surrogate, por kanë nevojë për 25 mijë dollarë që të kryejnë të gjitha procedurat.

Rayn tha për Daily Maily se i gjithë procesi i duket shumë frustrues dhe i komplikuar. "Ndoshta sepse është një investim shumë i madh, emocionalisht dhe financiarisht. Megjithatë, dëshira jonë është të kemi fëmijë, pavarësisht të gjithave".