Aktorët Ben Stiller dhe Christine Taylor i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 18 vitesh së bashku. Konfirmimin për ndarjen e tyre ata e dhanë të premten në një deklaratë të përbashkët për mediat, ku u shprehën se pas ndarjes do të mbeteshin “miq të afërt” me njëri tjetrin.
“Me një dashuri dhe respekt të madh për njëri-tjetrin, dhe 18 vite që kaluam bashkë si çift, ne kemi marrë vendimin të ndahemi.
Prioriteti ynë do të vazhdojë të jetë rritja e fëmijëve tanë si prindër të devotshëm dhe miq të ngushtë. Ne kërkojmë me mirësjellje që media të respektojë privatësinë tonë”, u shprehën ata.
Çifti i aktorëve u martuan në vitin 2000 dhe kanë dy fëmijë vajzën Ella Olivia, 15 vjeç dhe djali, Quinlin Dempsey 12. Ata kanë luajtur shumë komedi së bashku duke përfshirë Zoolander 1, Zoolander 2, Dodgeball etj.