Të tjerë shqiptarë të famshëm zgjedhin të lenë Shqipërinë.
Këtë herë bëhet fjalë për çiftin simpatik Vesa Luma dhe Big Basta, të cilët duket se do të shkojnë drejt SHBA.
Çifti prej disa vitesh jetojnë në Tiranë me djalin e tyre Lian, por një postim i fundit i Vesës ka lënë dyshime se ata po përgatiten për t’u zhvendosur.
Vesa ka postuar një foto ku shfaqet një tufë pinguinësh, te cilin e shoqeron me përshkrimin: Edhe 2 muaj përpara se të ikim. Aventura të reja. Nga fillimi.
Duke lënë të kuptohet se pas 2 muajsh me siguri edhe ajo do t’i bashkohet Big Bastës, i cili ka 5 muaj që po qëndron në SHBA.
Kohët e fundit njoftuan largimin e tyre edhe këngëtari Vedat Ademi si dhe çifti Shpëtim Saraçi e Mira Konçi.





