Çifti i njohur i showbizit botëror Sophie Turner dhe Joe Jonas janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Sipas mediave të  huaja, aktorja 23-vjeçare, e cila u martua me këngëtarin Jonas vitin e kaluar, tashmë u ka dhënë lajmin e bukur familjarëve dhe miqve.

“Ata janë duke e mbajtur lajmin shumë të fshehtë, por miqtë dhe familjarët e tyre janë shumë të lumtur për ata. Sophie ka nisur të zgjedhë veshjet për tapetin e kuq dhe përditshmërinë që i përshtaten ndryshimeve në trupin e saj,”– ka përfunduar një burim pranë çiftit.