Duket sikur po lexon skenarin e filmit “That’s My Boy”, (Ky është djali im), me Adam Sandler, por nuk është kështu. Është një histori e vërtetë, që ndoshta ka frymëzuar skenaristin.
Një bashkëshort ka kërkuar pranë një gjykate të Uashingtonit, divorcin nga bashkëshortja, e cila është edhe ish-mësuesja e tij, që ka kryer një dënim me burg pasi kreu marrëdhënie seksuale me të, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.
Vili Fualaau, tani 33 vjeç, kërkon t’i japë fund martesës së tij 12-vjeçare me Mary Kay Letourneau, 55 vjeç. Kjo e fundit ishte 34 vjeç, e martuar dhe nënë e 4 fëmijëve, kur nisi marrëdhënien me të.
Pasi kreu dënimin e saj me burg, çifti u martua në fshehtësi në vitin 2005. Fualaau kërkoi divorcin më herët këtë muaj, pa dhënë asnjë arsye për këtë vendim. Në kërkesë, ai shkruan se as ai dhe as e shoqja nuk zotërojnë prona dhe as nuk kanë borxhe.
Ai, që ka dy fëmijë me të shoqen, nënvizon po ashtu se ata nuk janë të varur nga njëri-tjetri, duke kërkuar një ndarje të drejtë të aseteve të përbashkëta. Bashkëshortja e tij nuk ka bërë komente publike mbi çështjen.
Fualaau ishte nxënës në klasën e 6-te, kur nisi marrëdhënia në Seattle në vitin 1996. Mësuesja u arrestua në vitin 1997, kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit, e më pas pranoi akuzën për përdhunim fëmije të gradës së dytë.
Dënimi i saj fillestar prej 6 muajsh burg u shkurtua në 3 muaj, me kushtin që ajo të mos kishte më kontakte me ish-nxënësin. Por brenda disa javësh, çifti u gjet të kryente marrëdhënie seksuale dhe ajo u burgos për 7 vite. Ajo lindi fëmijën e dytë të çiftit në burg.
Çifti i pabesueshëm, drejt divorcit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





