Një skenë e shëmtuar ka ndodhur paraditen e sotme pranë tregut industrial në Durrës te lagjja nr.12, ku një çift i ri është përplasur me forcat e policisë.

Operatori i “DurrësLajm” Denis Simaku, i pranishëm në vendin e ngjarjes, ka nisur menjëherë të filmojnë ngjarjen, ndërkohë që uniformat blu i janë afruar më pas dhe e kanë kërcënuar që të fshijë pamjet nga celulari.

Sipas dëshmisë së operatorit të “DurrësLajm”, fillimisht policia ka ndaluar çiftin që kishin dalë me motor, por këtu ka nisur dhe përplasja verbale me uniformat blu.

Teksa kërkojnë që t’i shoqërojnë për procedura të mëtejshme në komisariat, vajza me tone të larta i thotë që thjesht kishin dalë të bëjnë pazar.

DurrësLajm” u interesua pranë policisë së Durrësit për të mësuar arsyet e shoqërimit të çiftit dhe shkeljes së tyre, nëse ata nuk kanë paraqitur dokumentin e identifikimit apo autorizimin për të dalë jashtë, por procedurat janë ende duke u kryer dhe nuk ka ende një sqarim mbi këtë rast.

Ndërkohë, në këtë ngjarje lë për të dëshiruar sjellja e uniformave blu kundrejt operatorit të “DurrësLajm” dhe kërcënimi për të fshirë pamjet e regjistruara, pasi në rast se veprimet e tyre janë konform rregullave dhe ligjit, nuk ka ka arsye përse të kërcënohet një punonjës i Medias!

Më poshtë, disa nga momentet e përplasjes së vajzës me policinë dhe momenti kur patrulla sjell një punonjëse policie femër, që të bëjë shpoqërimin e vajzës.