20shtator 2015 – Për të siguruar që çdo gjë të ishte perfekte për çiftin që martohej, shoqëruesit kanë gjetur mënyrën më origjinale, sipas tyre. Kanë bllokuar dy anët e rrugës, në autostradën Tiranë-Durrës, në mënyrë që të mos parakaloheshin nga makinat e tjera.
Pavarësisht nëse udhëtarët e tjerë ishin për qejf apo për hall u është dashur të presin derisa dasmorët të mbaronin pjesën e filmimit. Kjo pamje u denoncua në faqen harta dixhitale e aksidenteve.
/portali DurresLajm/