13korrik 2015 – Kur Jenny Tay dhe i fejuari i saj, Darren Cheng, nga Singapori iu betuan njëri-tjetrit se do të ishin bashkë deri në vdekje, duket se e kishin shumë seriozisht këtë pjesë. Çifti ka realizuar një set fotografish martese, ku nuk e imagjinoni dot…pranë ose brenda arkivoleve. Dhe kjo ndodh sepse, në fund të fundit, njohja e tyre është bërë në një agjenci funeralesh në Singapor, administratorja e së cilës është vetë 29-vjeçarja. Sipas saj, qëllimi i fotove nuk ka qenë të trembeshin njerëzit që do i shikonin. Por, reagimi i parë, tregon nusja, ka qenë pozitiv…
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/