Prej disa vitesh ai po jeton historinë e dashurisë me Afrona Dikën të cilët siç kanë shkruar mediat kosovare së fundmi pritej të martoheshin. Mirëpo pikërisht kur gjërat mes tyre po shkonin mirë, çifti duket se po i jep fund. Edhe Blero, edhe Afrona me postimet e tyre kanë lënë të kuptohet se lidhja e tyre është në krizë.

Fillimisht Blero ka postuar foton e vajzës së tij, Tara dhe shkruan se në jetën e tij nuk do asnjë tjetër përveç saj.

Ndërsa pak më vonë edhe Afrona ka postuar një foto në Instastory ku shkruan: “Nuk më duhen njerëz të cilëve nuk iu duhem”.

Siç bën të ditur “Prive”, dyshja as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një krizë e shkurtër dhe Bleron e Afronën do i shohim sërish bashkë apo diçka serioze.