Në blogun e tyre 'nëse me sponsorizon … martohem', prezantuan iniciativen e tyre.

"Eshtë e vërtetë që nuk jemi William dhe Kate, por sot nuk jane me zakonet që bëjnë lajmet, por lajmet e çuditshme. Këtu në Brescia, cila kompani ka sponsorizuar nje martesë? Nuk kërkojmë dasëm përrallore me 200 të ftuar, por do të na pëlqente, pavarësisht financave të limituara, të arrinim të festonim atë ditë që për ne është kaq e rëndësishme bashkë me miqtë dhe familjet".

Ata quhen Daniela dhe Massimo. Të dy të papunë, jetojnë në Muscoline, në provincën e Brescias dhe gjatë programit Corriere della Sera thanë se kishin gjetur nje sere sponsorash, të gjithë të përmendur në blog, por dhe ne Facebook e Twitter, të cilët do te kontribuojnë në shpenzimet e veshjeve, albumit fotografik, llokumeve dhe drekës në fermë. Urime çiftit!