Shiu dhe era e të shtunës në mbrëmje në Padova, Itali, nuk e ka ndaluar një çift të papërmbajtshëm të bëjë seks para as më shumë e as më pak, por komisariatit të policisë.

Sipas mediave italiane, dy të rinjtë, ajo një 28 vjeçare e diplomuar për arkitekturë dhe e punësuar në Francë dhe ai një dru gdhendës nga Vicenza, kanë zgjedhur për të bërë seks një parkim në rrugën Rismondo, Padova.

Të rrëmbyer nga pasioni ata nuk kanë vënë re aspak, telekamerat, flamurin dhe të shkruarën me gërma kapitale “Karabinieri”.

E kështu nën syrin e telekamerave të komisariatit, ata kanë nisur të përkëdhelen, të zhvishen e në fund përfunduan duke bërë seks oral para syrit elektronik të policisë vendore!