Një ngjarje e frikshme ka shokuar opinionin publik në Britaninë e Madhe. Dy bashkëshortë që ishin në fakt motër e vëlla nga njëri prind, e që kishin gjashtë fëmijë, vranë dy prej tyre, 13 dhe 12 vjeç, duke i mbytur me qese në kokë.
Katër të tjerët, më të vegjël, i droguan dhe i futën në vaska me ujë për t’i mbytur, por pa arritur t’ua merrnin jetën. Motivi i krimit është po aq i çmendur sa vrasjet.
Bashkëshorti ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një fëmijë tjetër. Nga kjo, ata druanin se mos shteti do t’ua merrte të gjashtë fëmijët, dhe për dy prindërit incestualë ishte më mirë t’i shihnin të vdekur, se në jetimore. Të paktën kjo ishte deklarata që dhanë në gjyq.
Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe nuk do t’u jepet e drejta për të kërkuar rishikim pa kaluar 35 vite. Fëmijët e mbetur dëshmuan dhe thanë se shpresonin që prindërit e tyre të qëndrojnë në burg për 300 vite. Ata janë strehuar në qëndrat sociale.





