Momenti i ceremonisë së dasmës kur prifti thotë: “Kush ka ndonjë kundërshtim për këtë martesë, të flasë tani ose të heshtë përgjithmonë” zakonisht shoqërohet me heshtje.
Por nuk ka ndodhur kështu në një dasmë në Angli.
Një video e postuar në Youtube tregon momentin kur prifti thotë frazën e famshme qeni ka lehur.
Një situatë e tillë shkaktoi edhe të qeshura por edhe siklet per çiftin, i cili nuk e priste këtë “kundërshtim” të veçantë.





