Dy të moshuar janë grabitur gjatë natës së kaluar në banesën e tyre në Vermosh.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy të moshuarit janë lidhur e plaçkitur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.
Pre e grabitjes kanë rënë Tom Tinaj me bashkëshorten, me banim në qendër të fshatit Vermosh.
Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se janë aksidentuar dhe në Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.





