Një çift në Filipine ka zhvilluar ceremoninë e dasmës 10 milje larg vullkanit Taal në momentin që ai shpërtheu.
Çino dhe Kat Vaflor zgjodhën të mos e humbasin ditën e tyre të rëndësishme pavarësisht se vullkani Taal, 37 milje në jug të Manilës në ishullin Luzon shpërtheu dhe banorët përreth u detyruan të evakuohen.
Fotot e CNN tregojnë dhe pamjet fantastike të martesës ndërkohë që pas tyre vullkani Taal kërcënonte qindra jetë. Autoritet vendase bëjnë me dije se vullkani Taal po nxjerr llavë.





