Dy të dashuruar vendosën ti japin fund romancës në të 20-at duke i premtuar njëri-tjetrit se do të martohen nëse do mbeten beqarë. Mairi Gordon, 45 vjeçe dhe Rhys McLellan, 43 vjeç, u ritakuan sërish pas dy dekadash dhe u martuan në mars të vitit 2017.

Ndjenja e dashurisë nuk ishte shuar që prej 1995 që bënë premtimin se do martohen nëse do mbeten beqarë deri në të 40-at.

Grimierja Mairi tha: "Nuk e harroj kurrë ditën që u ndamë kur ishim të rinj dhe dhamë premtimin. Ende nuk e besoj që e bëmë këtë."

Ajo e përshkruan Rhys si dashurinë e jetës së saj dhe e takoi për herë të parë në 2009 pas ndarjes.

"Shkova në një sfilatë mode me një mik që e organizonte për fondacionin Columbas. Rhys ishte vullnetar dhe shkuam të pinim nga një gotë pas shfaqjes. Nuk kisht asgjë ndryshe, ne flisnim sikur të mos ishim ndarë kurrë."