30 korrik 2015 – Vapa e madhe duket se i ka ‘rënë në kokë’ kësaj vajze.

Për shkak të veshjes, ose më mirë të themi të zhveshjes, çifti majë motorit ka tërhequr vëmendjen e shoferëve të rastit që po kalojnë pranë Urës së Dajlanit në hyrje të Durrësit.

Me të drejtë në fakt, pasi të mbathësh vetëm rrobat e banjos, nuk është aspak e përshtatshme dhe etike për të udhëtuar, mbi të gjitha me motor.

Fotot janë postuar në portalin ‘Jeta Osh Qef’, ku komentet në adresë të vajzës 'moskokëçarëse' nuk janë të pakta.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/