Ndeshja e mbrëmshme mes Argjentinës e Meksikës dhuroi spektakël, me një ndeshje të luftuar fort nga të dyja ekipet. Përveç golave drithërues, kjo ndeshje rezervoi dhe një surprizë tjetër, pasi në tribunat e stadiumit “Lusail” ndodheshin çifti i famshëm Ricardo dhe Nathalie Preciado, kujtojmë që Ricardo i bëri propozim për martesë të shoqes në shkallët e stadiumit legjendar “Camp Nou”.

Çifti me origjinë nga Meksika, por tifozë “të çmendur” të Barcelonës dhe Messit, nuk kishin si të mungonin në këtë përballje.

E veçanta e prezencës së tyre ishte pankarta, që Ricardo mbante në dorë, ku në të shkruhej “Messi martohu me gruan time”.