TIRANE, 14 shkurt 2013 – Duket se liderët kryesorë të politikës shqiptare po bëhen frekuentues të rregullt të rrjeteve sociale, si një mënyrë e shpejtë dhe masive komunikimi me ndjekësit e tyre në të gjithë Shqipërinë. Pas Berishës edhe lideri i LSI-së Ilir Meta ka publikuar në profilin e partisë së tij në Facebook një urim për të gjithë shqiptarët me rastin e Shën Valentinit. Meta e ka shoqëruar postimin me një foto të tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi.
“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ju uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Shën Valentinin!!”,- shkruan Ilir Meta në rrjetin social Facebook.





