Një çift nga Durrësi ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të birësuar një fëmijë, të cilin e prisnin me dashuri në familjen e tyre. 

Bëhet fjalë për Kujtime dhe Idriz Çeta, të cilët pas shumë vitesh martesë tentuan të bëhen prindër të një vajze të vogël, të braktisur nga i ati, lindur nga një marrëdhenie brenda fisit nga një adoleshente. 

Çifti nga Shkëmbi i Kavajës mësuan në televizor se një nënë adoleshente 15-vjeçare kishte lindur një vajzë në zonën e Maqellarës në Dibër, fryt i marrëdhënieje brenda gjakut. 15-vjeçarja, e cila qëndronte me gjyshen e saj, nuk kishte asnjë mundësi ekonomike të rriste fëmijën.

Çifti foli me gjyshen e vajzës, e cila kishte në ngarkim edhe mbesën e vogël dhe ranë dakord që fëmija të birësohej nga çifti nga Durrësi. Të gëzuar që pas shumë vitesh ata kishin gjetur një fëmijë, çifti nga Durrësi nisi procedurat e birësimit në komitetin e birësimeve, ndërkohë që vajzën e vogël, me një shkresë noteriale, gjyshja ia dha çiftit nga Durrësi. 

Por gëzimi i këtij çifti për të të qënë prindër të një vogëlusheje, zgjati fare pak. Në nëntor, çifti ka dashur të nisë procedurat e birësimit, por ka hasur shumë probleme. Për shkak të varfërisë dhe skamjes, Kujtimja, me nje deklaratë notariale, ka marrë bebin në shtëpinë e saj.

Kjo ka shkaktuar probleme me policinë e Dibrës, e cila ka kërkuar shoqërimin e çiftit në polici.

Pasi kanë shkuar në polici dhe kanë sqaruar situatën, kanë nisur betejën me drejtësinë.

Deri tani është zhvilluar një gjyq, ku gjyshe Selvia ka marrë kujdestarinë e përkohshme të mbesës. 

Të dëshpëruar e me lot në sy, të dy prindërit birësues të vogëlushes kanë dalë në media e kanë bërë thirrje për drejtësi. Ata thonë se janë shumë të lidhur me vogëlushen e tyre, e cila do të përfundojë në shtëpinë e fëmijës. 

Policia i kanë vënë kusht gjyshes së vogëlushes, që s’duhet ta nxjerrë bebin nga shtëpia pa lejen e efektivëve të rendit.

Kujtimja shkon çdo javë dhe takon bebin, si dhe i dërgon ushqime dhe rroba.

Çifti nga Durrësi është në pritje derisa drejtësia të japë vendimin e saj. 

Ndjekim rrëfimet e tyre:

K.H.