Të mos të të shitet shtëpia sepse aty ka vdekur dikush dhe ka njerëz që do ta kishin me frikë jetesën aty, kjo është tërësisht e kuptueshme, por mesa duket paska edhe arsye të tjera veç kësaj që mund të mos të të mundësojë shitjen e objektit.
E tillë është mesa duket edhe shpeshtia e aksidenteve që ndodhin përpara shtëpisë.
Kjo i ka ndodhur një çifti pensionistësh të cilët kanë problem pasi shtëpia e tyre është goditur gjashtë herë vetëm dy vitet e fundit.
Tom Wardle 67 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Shirley 73 vjeç, i kanë vënë një çmim prej 350,000 paundësh shtëpisë së tyre në Bretforton, Worcestershire, sepse janë mërzitur nga këto aksidente shumë të shpeshta të cilat i kanë dhënë një dëm deri tani prej 15.000 paundësh.





