27shtator 2015 – Autori i vrasjes së dyfishtë mund të bëhet viktima e tretë e kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Xhafzotaj të Shijakut. Dritan Petova ndodhet prej më shumë se 1 orë në një shtyllë të tensionit të lartë, në gjendje të rënduar psikologjike dhe tenton vetëvrasjen. Panorama shkruan se, bashkëshortët kanë pasur prej kohësh konflikte mes tyre. Kjo ka bërë që të vendosnin të ndaheshin, ndaj edhe kishin nisur procedurat e divorcit.
Këtë periudhë, Zara kishte marrë vajzën e saj të mitur dhe ishte larguar për në familjen e babait të saj. Aty ka ndodhur edhe krimi i rëndë këtë të dielë. Dritani, ka marrë armën e tij dhe ka shkuar në banesën e bashkëshortes, e cila ndodhet shumë pranë shtëpisë së tij, duke qëlluar mbi të shoqen dhe vjehrrin, Zara Petova dhe Ismet Leka.
Forcat speciale RENEA pritet të nisin negociatat për të bindur 41-vjeçarin të zbresë nga shylla dhe të dorëzohet.
/portali DurresLajm/