Foshnja e tyre u plagos, por arriti të mbijetojë nga sakrifica e madhe e dy prindërve të tij.
“Burri i saj ishte para burrit të armatosur për të mbrojtur Jordanin dhe Jordan po mbronte fëmijën e saj,” tha për Guardian Monique Terry, kushëriri 21-vjeçar i Jordan Anchondo. “Kjo shpjegon se kush ishte si person ajo, pasi dha gjithçka për fëmijën e saj”, tha Terry për kushërirën e saj.
Jordan dhe Andre Anchonda ishin midis 22 personave të vrarë në sulmin e së shtunës në Teksas.
Teksas u përfshi nga një sulm makabër i krimit të urretjes, ku sulmuesi 21-vjeçar u arrestua shumë shpejt.
“Nga dëmtimet e foshnjës, ata thanë se më shumë gjasa ka të ngjarë që motra ime po përpiqej ta mbronte”, tha Jamrowski për Associated Press. “Kështu, kur ajo u qëllua, ajo po e mbante fëmijën dhe ajo ra mbi të, kështu që ai theu disa nga kockat e tij, por arriti të jetojë sepse ajo i dha jetën.”
Jordan dhe Andre ishin prindër të tre fëmijëve, të cilët janë pesë vjeç, dy vjeç dhe dy muaj.





