Në prangat e policisë italiane kanë përfunduar ditën e sotme 3 shqiptarë, të cilët janë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Siç bëhet me dije nga policia italiane, në pranga janë vënë dy burra, një 41-vjeçar, një 19-vjeçar dhe një grua 37-vjeçare, në një banesë të fshatit Giulianello di Cori (Latina).

Nga hetimet e para, policia thotë se banesa e shqiptarëve përdorej si bazë droge, ndërsa gjatë kontrollit brenda saj janë gjetur rreth 50 gram kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, materiale për paketimin e saj, substancë e ashtuquajtur “da cut”, pershore elektronike, celularë dhe 350 euro.

Policia ka arrestuar tre shqiptarët, burrë e grua dhe nipin e tyre, ndërsa deri tani nuk dihet identiteti i tyre.