Një çift shqiptarësh është kapur me një sasi prej 110 gramësh kokainë të pastër ditën e sotme në Itali.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, dy të rinjtë shqiptarë u kap në Ponte San Xhovani të Peruxhas, gjatë një kontrolli rutinë.
Sasia e kokainës ishte 84% e pastër dhe mund të ndahej në 600 doza të vogla, çka ngre dyshime se çifti ishte i implikuar në trafikun e shpërndarjes.





