Një çift në rajonin e Prizrenit i kanë dhënë fund martesës së tyre ende pa u martuar, madje në natën e martesës.
Sipas asaj që shkruan “Albanews”, gjithë të ftuarit kanë qenë duke pritur çiftin që të futet në restorant, por këngëtari ka lajmëruar se çifti është ndarë.
Ka qenë po këngëtari ai që i ka pyetur dasmorët nëse duan të vazhdojnë apo jo, por përgjigja e tyre ka qenë epike.
“Të nderuar mysafirë, çifti është ndarë, por ju a po doni me vazhdu a jo”, ka thënë këngëtari.
“Pooo! Hajt se këto gjëra ndodhin, e ne po kënaqemi”, thuhet që kanë thënë të ftuarit njëzëri.





