Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke në lidhje me lajmin e publikuar se një çift shqiptar janë kapur në Athinë nga policia me tritol në makinë dhe me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shtetasi shqiptar është 39 vjeç dhe ka dalë nga burgu në 2016, pra rezulton me precedent të mëparshëm penal.
Ndërkohë që shtetasja shqiptare, gruaja rezulton të jetë 33-vjeçe.
Sa i takon lëndës eksploziv, tritol të gjetur në mjetin e shqiptarëve janë gjetur edhe dy ndezëse.
Automjeti është fuoristradë “Ëolsvagen” ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT, shkruajnë mediat greke.