Itali, 1 qershor 2014 – Një çift hajdutësh shqiptarë Lucian Elvis C. 25 vjeç dhe Meri H. 31 vjeçe hynë për të vjedhur një banesë në qytezën e Ivreas afër Torinos.

Pasi vodhën 1000 euro, disa bizhuteri të florinjta dhe veshje firmato ata u ulën për të ngrënë një pulë të pjekur në dhomën e ngrënies të banesës.

Fatkeqësisht fqinjët kishin lajmëruar karabinierët për persona të dyshimtë në shtëpi.

Ishin pikërisht karabinierët, që u “ngecën” pulën në fyt çiftit të hajdutëve shqiptarë.

Çifti dyshohet se ka vjedhur edhe banesa të tjera në të njëjtën zonë.

Tashmë në vend të pulës së pjekur do të hanë supën e burgut.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/