Ka përfunduar në pranga një çift shqiptaro-italian, pasi janë kapur me kokainë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Varese, ku policia ka arrestuar shqiptarin me iniciale X.A, 35 vjeç dhe italianen M.G, 23 vjeçe.
Droga u zbulua gjatë një kontrolli në banesën e tyre, ku policia gjeti 332 gram kokainë, 143 gram hashash, 4 gram marijuanë, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.
Çifti kishte arritur që ta fshihte drogën në bodrumin e banesës, por policia arriti ta zbulojë. Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në paraburgim, ndërsa italiania, u la në burgun e grave.





