Një grindje mes bashkëshortëve është mbyllur me një tragjedi. Një grua në Salernitano, Itali ka mbetur e vdekur, ndërsa burri është plagosur rëndë.
Dy bashkëshortët 40-vjeçarë janë zënë në shtëpinë e tyre në Sant’Anna dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me thikë.
Karabinierët janë njoftuar nga fqinjët, që kanë dëgjuar ulërimat që vinin nga apartamenti.
Deri tani nuk dihet cila është arsyeja që shtyu çiftin drejt kësaj tragjedie. Karabinierët nuk ishin njoftuar më parë për raste dhune në këtë familje.
Hetimet pritet të hedhin dritë mbi këtë krim të rëndë.