Cigaret, akullore dhe diploma false, ja disa detaje pikante Xhanluixhi Bufon është një engjëll dhe djall. Në moshë të re, rrengjet dhe veset kanë qenë të shumta, por tashmë është pjekur dhe ai është një nga personat më të vlerësuar në arenën sportive. Gjithsesi, jeta e tij ka kaluar shumë momente pikante dhe disa prej tyre i kujton media italiane, në ditën e tij të lamtumirës. 

DIPLOMA FALSE – Gjatë periudhës që luante te Parma, ai vendosi që t’i rikthehej shkollës, pasi ishte bërë i famshëm dhe tentoi të regjistrohej në fakultetin juridik në Parma. Por drejtuesit zbuluan se diploma e prezantuar prej tij ishte false, duke qenë se Bufon vërtet kishte shkuar deri në vit të katërt në gjimnaz, por nuk kishte kryer asnjë nga provimet e lirimit, ndaj shkolla nuk quhej e mbyllur. 

NUMRI 88 – Shumë vite më parë, Bufon tërboi komunitetin hebraik, duke luajtur në Europë me fanellën me numër 88, por fakti që 8 konsiderohet si numri i Hitlerit, Xhixhi tregoi arsyen pse e ndërroi: “Doja vetëm të tregoja se kisha këllqe… Gjithsesi, për mua ky numër më duket më shumë si 4 ko… sesa si diçka kaq e rëndësishme”. 

AKULLORJA – Për Xhixhi Bufonin, akullorja është një nga veset e tij më të mëdha: “E ha shumë, nuk kursehem, edhe me kilogramë madje. Një herë, në një turne me Parmën në SHBA, porosita një me madhësinë e flakës së Statujës së Lirisë. Trajneri Skala u tërbua me mua”. 

CIGARJA – Një duhanpirës shumëvjeçar dhe asnjë klub apo trajner nuk ia ka shmangur dot. Bufon ndal së piri duhan vetëm gjatë stërvitjeve, por ajo, siç tregon ai, asnjëherë nuk i ka ulur rendimentin.