Përdorimi i cigares elektrike është shumë herë më i dëmshëm se përdorimi i cigareve normale. Ai rrit rrezikun e infeksionit, duke dëmtuar qindra gjene të sistemit imunitar, ka paralajmëruar një studim i ri.

Studiuesit kanë theksuar se pajisja e cigareve elektrike dëmton gjenet të cilat kontrollojnë qelizat imune të traktit respirator, fytit, gojës, hundës mushkërive dhe sinuseve. 

Studimi ka gjetur gjithashtu se konsumimi i duhanit ul funksionin e 53 gjeneve më të rëndësishme të nevojshme për reagimin nga sulmet infektive. Ndërsa përdorimi i cigares elektrike ul funksionin e 385 gjeneve  që kanë rol imun në traktet respiratore.

Ilona Jaspers, profesoreshë nga Universiteti i Karolinës së Veriut  tha se nuk dihet ende se çfarë efekti afatgjatë ka cigarja elektrike në shëndetin tonë, por sipas studimit dyshohet se efektet janë shumë herë më të rënda se konsumimi i cigareve normale.

Për të hetuar se çfarë efekti kanë cigaret elektrike në gjenet që ndihmojnë rrugët e frymëmarrjes, studiuesit rekrutuan 13 persona që nuk konsumojnë duhan, 14 duhanpirës dhe 12 përdorues të cigareve elektrike. Studiuesit morën nga personat e përzgjedhur sasi gjaku dhe urine për të studiuar nivelin dhe përbërjen e nikotinës te duhanpirësit.

Unë kam qenë e befasuar me të vërtetë nga këto rezultate. Kjo është arsyeja pse ne  kemi shpenzuar më shumë  kohë për të siguruar që hipoteza jonë të jetë e saktë”. Nga analizat e bëra rezultoi se sasia e nikotinës tek përdoruesit e cigares elektrike ishte shumë herë më e lartë dhe më e papastër se tek konsumuesit e cigareve normale. Gjithashtu, u zbuluan dëmtime të qelizave epiteliale përgjatë rrugëve të frymëmarrjes, duke dërguar grimca mikrobesh në hundë dhe mushkëri”, ka thënë profesoreshë Ilona Jaspers.