Sokol Cikalleshi po kalon një moment të vështirë me klubin e tij Konyaspor.

Ekipi që militon në Superligën truke nuk i ka paguar futbollistët për tri muajt e fundit dhe sulmuesi i kombëtares së bashku me portierin Paul Bernardoni ngritën zërin duke kërkuar pagat e padhëna.

Por ky veprim nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Konyaspor, që vendosën të mos e grumbullonin Cikalleshin dhe shokun e tij Bernardoni për ndeshjen me Galatasaray, ku u mposhtën 3-0 nga gjigandët e Stambollit.

Klubi i ndëshkoi të dy lojtarët duke i lënë jashtë kësaj ndeshje, si një masë për të ndalur revolotën që mund të nis brenda ekipit.

Megjithatë me merkaton e janarit që është e hapur, sulmuesi i kombëtares mund të provoj të ndryshoj destinacion, pasi kjo është hera e dytë që ai paralajmëron klubin turk për rrogat e pashlyera.

Në sezonin e kaluar 33-vjeçari vendosi të kalonte në kampionatin e Arabisë Saudite, duke nënshkruar për Al-Khaleej. Një rikthim në ligën saudite mund të jetë sërish opsion për bomberin kavajas.

Cikalleshi është golashënuesi më i mirë i Konyaspor-it, me 8 gola dhe 2 asiste në 15 ndeshje.